Home arrow Bashkepunimi

MENU

DOKUMENTA STRATEGJIKE

dokumenta_strategjike6.gif

RAPORTI VJETOR 2009

raporti-vjetor-dpm-2009.jpg

KOMBËTARË

logo-mete2-s.jpg logo-da2-s.jpg logo-dp2-s.jpg
BASHKEPUNIMI KOMBETAR Printoni E-mail
Me partneret ne vend, si Univesiteti Politeknik Tirane, Universiteti Tiranes, Drejtoria Akreditimit,  Shoqatat e Konsumatoreve etj, DPM vazhdon nje bashkepunim konstant. Realizohet shkembim i informacione, materjaleve teknike, eksperience dhe ndihme reciproke ne perdorimin e bazes teknike qe disponohet.
Jane hartuar dhe po implementohen marreveshje  bashkepunimi  me Universitetin Politeknik Tirane , me KESH-in , me Drejtorine e Akreditimit , me shoqatat qe mbrojne interesat e konsumatoreve dhe te qytetareve. Keto marreveshje  kane rritur mundesite e perfitimit te DPM ne pajisje dhe trajnime, shkembim eksperience dhe materjalesh teknike. Nga ana tjeter, DPM eshte gjithmone e gatshme te rrise bashkepunimin ne realizim te rolit te saj ne mbrojtje te qytetareve dhe konsumatoreve.
 
BASHKEPUNIMI RAJONAL Printoni E-mail
Ne kuader te rolit te rendesishem qe metrologjia ka ne bashkepunimin ekonomik nderkombetar, Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise zhvillon dhe zgjeron aktivitetet në fushën e metrologjisë në nivel bilateral e shumëpalësh me institucionet homologe në rajon dhe Evropë.
Per te instuticionalizuar marredheniet e bashkepunimit, vecanerisht me vendet fqinje dhe te rajonit, jane firmosur marreveshje bashkepunimi me Institutin Austriak te Metrologjise (BEV), Institutin Cek te Metrologjise (UNMZ), Institutin e Metrologjise te Malit te Zi, Institutin Turk te Metrologjise (TUBITAK-UME) dhe se shpejti pritet miratimi i marreveshjes se bashkepunimit me homologet e DPM ne Kosove dhe ne Maqedoni.
 
BASHKEPUNIMI NDERKOMBETAR Printoni E-mail
logo-oiml-2.jpgInternational Organization of Legal Metrology
Organizata Nderkombetare e Metrologjise Ligjore (OIML) eshte themeluar me Konvente ne 1955 me qellim harmonizimin global te procedurave ne metrologjine ligjore. Antaresimi ne OIML perfshin Shtetet Antare te cilet marrin pjese aktivisht ne aktivitete teknike, dhe Shtetet Vezhguese.
Shqiperia, e perfaqesuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise, eshte anetaresuar me te drejta te plota ne OIML ne vitin 2001.
www.oiml.org

logo-euramet.jpgEURAMET
Shoqata Evropiane e Instituteve Kombetare te Metrologjise (EURAMET), eshte nje organizate rajonale e metrologjise. Koordinon bashkepunimin e Instituteve Kombetare te Metrologjise ne Evrope ne fushen e kerkimit ne metrologji, transmetueshmerine e matjeve ne sistemin SI, njohjen nderkombetare te standardeve kombetare te matjes dhe te Aftesive Kalibruese dhe Matese (CMC) te vendeve anetare. Pervec kesaj, EURAMET eshte pergjegjese per pergatitjen dhe zbatimin e Programit te Kerkimit Metrologjik Evropian. Shqiperia eshte vend aplikues ne EURAMET.
www.euramet.org


logo-imeko.jpgI M E K O
IMEKO eshte nje federate joqeveritare e themeluar ne vitin 1958 ku jane te antaresuar 39 organizata qe operojne ne kuader te progresit teknologjik ne fushen e matjeve.
Objektivat kryesore te IMEKO jane promovimi bashkepunimit nderkombetar dhe i shkembimit te informacionit shkencor dhe teknik ne fushen e matjeve.
DPM eshte anetare me te drejta te plota ne IMEKO.
www.imeko.org

CGPM
Shqiperia me 10 shtator 2007, eshte anetaresuar si Anetar i Asocuar i Konferences se Pergjithshme mbi Peshat dhe Masat (CGPM)
 
AlbanianEnglish
certifikate-akreditimi3-s.jpg

Foto Galeri

photo-gallery-icon.jpg
wmd_2011_en_0_a1_print-s.png