|
20 MAJI “DITA BOTERORE E METROLOGJISE” |
|
|
 Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë me rastin e Dites Boterore të Metrologjisë, organizoi një aktivitet promovues ne “Hotel Tirana International”.
Në këtë aktivitet morrën pjesë drejtues të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, drejtues të institucioneve të infrastrukturës së cilësisë nga vendi dhe rajoni, perfaqësues të shoqatave të mbrojtjes së konsumatorit dhe qytetarëve, perfaqësues të industrisë dhe kompanive të mëdha prodhuese të vendit, perfaqësues të insitucioneve evropiane dhe nderkombetare ne vendin tone etj. Në fjalën e hapjes, Drejtori i Përgjithshëm i Metrologjisë, Znj. Myrvete PAZAJ, kujtoi domethënien e kesaj dite nderkombëtare e cila festohet ne perkujtim të 20 Majit të vitit 1875, ku 17 shtete u mblodhën në Paris dhe themeluan Konventen e Metrit.
20 Majin u festua si një ditë në të cilën metrologët mund te jenë krenarë për arritjet e tyre shumë të mëdha dhe njekohësisht shumë influencuese.
Ne këtë aktivitet pershëndetën Znj. Anila Jani, Drejtuese e Survejimit te Tregut ne METE dhe Z. Husein Ugur si ekspert afatgjatë për metrologjinë.
Laboratorëve te masës dhe forcës ju dorëzua çertefikata e akreditimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akreditimit, Z. Agim Anxhaku.
Nje sukses i Drejtorisë së përgjithshme te Metrologjisë ne këtë aktivitet ishte dhe zgjerimi i fushës së bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Drejtorinë e Pergjithshme të Tatimeve duke firmosur Marrëveshje Bashkëpunim respektive me DPM.
|