Home arrow Struktura arrow DMSHI arrow Laboratoret e DMSHI-se arrow LABORATORI I GJATËSISË

MENU

DOKUMENTA STRATEGJIKE

dokumenta_strategjike6.gif

RAPORTI VJETOR 2009

raporti-vjetor-dpm-2009.jpg

KOMBËTARË

logo-mete2-s.jpg logo-da2-s.jpg logo-dp2-s.jpg

NDËRKOMBËTARË

logo-euramet3-s.jpg
logo-welmec3-s.jpg
logo-imeko3-s.jpg logo-oiml3-s.jpg
LABORATORI I GJATËSISË Printoni E-mail
Misioni dhe aktiviteti i laboratorit të gjatësisë

Laboratori i gjatësisë siguron transmetueshmërinë e matjeve në fushën e gjatësisë.

Pasiguria dhe transmetueshmëria në laboratorin e gjatësisë realizohet me anë të etaloneve fundore të gjatësisë të klasës zero e deri tek etalonet fundore të punës.
Ky proces kryhet nëpërmjet një zinxhiri të pashkëputur krahasimesh duke marrë në konsideratë edhe  llogaritjen e pasigurive.

  • Përkufizimi i njësisë së matjes së gjatësisë:
Metri (simboli m), është i barabartë me gjatësinë e largësisë së përshkruar nga drita në boshllëk gjatë një kohe prej 1/299 792 458 të sekondës. Në dallim nga pëcaktimi i mëparshëm pasiguria relative u reduktua nga 10-8 në 10-11.

Me qëllim që të sigurohet krahasueshmëria dhe besueshmëria e rezultateve të matjeve, njësia metër është njësia bazë për të vendosur transmetueshmërinë përkatëse të matjeve në fushën e gjatësisë.

Laboratori i gjatësisë disponon këto paisje:
  1. Mikroskop universal dimensional, për matje dimensionale të jashtme dhe të brëndshme deri në një metër, me shkallë ndarje 0,0001 mm.
  2. Aparat matës për matje lartësie Optimetër, me shkallë ndarje 0,01 mm.
  3. Interferometër me kontakt, me shkallë ndarje 0,05 µ; 0,1 µ; 0,2 µ.
  4. Mikroskop për matjen e metrave shirit deri në diapazonin 25 m.
  5. Set masash fundore.

Rekomandimet që përdoren për kalibrime dhe verifikime të paisjeve:

  • DIN 861 “Kalibrimi i masave fundore”.
  • DIN 863 “Kalibrimi i mikrometrave”.
  • DIN 862 “Kalibrimi i kalibrave”.
  • DIN 878 “Kalibrim i komperatorëve”.
  • Metodika Nr 7 – 2004  “Verifikimi dhe regjistrimi i optimetrave”.
  • Metodika Nr 9 – 2004 “Verifikimi dhe regjistrimi i inteferometrit me kontakt”.
  • Metodika Nr 26 – 88  “Metri etalon për inspektorët e kontrollit”.

Shërbimet që ofron laboratori i gjatësisë janë:
 
  • Kalibrim i kalibrave (vernier dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshëm.
  • Kalibrim i komperatorëve (mekanik dhe dixhital) të dimensioneve të ndryshëm.
  • Kalibrim i mikrometrave  (mekanik dhe dixhital)  të dimensioneve të ndryshëm.
  • Verifikim të metrave shirit të dimensioneve të ndryshëm.
  • Verifikim të masave fundore.
  • Kalibrim i aparaturave të identifikimit të defekteve të materialeve.
 
AlbanianEnglish
certifikate-akreditimi3-s.jpg

Foto Galeri

photo-gallery-icon.jpg
poster-2012-s.jpg