|
SUBJEKTEVE KERKUES PËR TU PAISUR ME ÇERTIFIKATËN E MATJES SË VËLLIMIT TË REZERVUARËVE |
|
|
Në mbështetje të Ligjit nr. 9875, datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, të VKM-së nr. 170, datë 25.04.2002, “Për përcaktimin e proçedurave dhe të kushteve për dhënien e lejeve dhe të autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre” , i ndryshuar me VKM-në nr. 563, datë 27.08.2004, me qëllim organizimin dhe kryerjen në kohë dhe në cilësi të shërbimeve metrologjike, për kryerjen e matjes së vëllimit të rezervuarëve, subjekti që kërkon të paiset me çertifikatën e matjes së vëllimit të rezervuarëve, duhet të drejtohet pranë Sektorëve të Shërbimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, dhe të marrë nga përgjegjësi i këtij sektori formularin tip të kërkesës.
Subjekti duhet të paraqesë tek përgjegjësi i Sektorit te Shërbimeve të DML-së, këto dokumente:
- ekstraktin e regjistrit tregtar, lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit brënda 3 muajve të fundit, i cili duhet të jetë origjinal;
- vërtetimin e noterizuar të pronësisë ose të marrjes me qera, të rezervuarit që kërkon ta paisë me çertifikatë të matjes së vëllimit;
- vizatimin teknik origjinal të rezervuarit të përgatitur nga një ekspert i liçencuar i shoqëruar me kopje të noterizuar të liçensës;
- projektin teknologjik të rezervuarëve të miratuar nga organet e pushtetit vendor, kopje të vulosur nga vetë subjekti.
Përgjegjësi i Sektorit të Shërbimeve të DML-së, asiston subjektin dhe nënshkruan formularin e kërkesës për çertifikatë të matjes së vëllimit të rezervuarëve, vetëm kur nga ana e subjektit :
- është paraqitur i gjithë dokumentacioni i kërkuar;
- është bërë verifikimi ose mbyllja e pistoletave n.q.s ai disponon dhe është bërë verifikimi i autobotit ose autoboteve që ai ka në përdorim.
Kërkesa dërgohet zyrtarisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe çertifikata i dërgohet me protokoll subjektit.
|