|
SEMINAR MBI MATJET NË NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME |
|
|
Më datë 8 Qershor 2010, në kuadër të projektit të bashkëpunimit të Drejtorisë të Përgjithshme të Metrologjisë me PTB(Instituti Kombëtar i Metrologjisë, Gjermani), u zhvillua në Tiranë Workshopi një ditor, me temë ”Matjet në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme”. Në këtë aktivitet u prezantua Udhëzuesi për Përmirësimin e Praktikës së Matjeve.
Ky udhëzues është një botim i PTB-së, dhe po në kuadër të projektit të lartëpërmendur, u realizua përkthimi në shqip dhe më pas botimi në 500 kopje i këtij udhëzuesi.
Fjala e hapjes në këtë aktivitet u mbajt nga znj. Angjelina Kola, Drejtore e Përgjithshme e DPM, e cila përshëndeti pjesëmarrësit në këtë workshop duke ju uruar punë të mbarë dhe duke shpresuar në zhvillimin e aktiviteteve të tjera në fushën e matjeve.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Agjensisë Albinvest, përfaqësues të Drejtorisë të Përgjithme të Akreditimit, Drejtorisë të Përgjithshme të Standardizimit, Drejtorisë të Mbikqyrjes së Tregut në METE. Si dhe përfaqësues të Drejtorisë të përgjithshme të Metrologjisë.
Workshopi u drejtua nga zoti Martin Kaiser konsulent i PTB, i cili prezantoi temën ”Metrologjia si një pjesë thelbësore e Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë”. Më pas përfaqësuesi i DPM dha një panoramë të infrastrukturës të cilësisë në Shqipëri. Zoti Kaiser vazhdoi më tej me prezantimin e praktikës së përmirësimit të matjeve .
Workshopi u mbyll me ushtrime praktike, ku të gjithë pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe rezultatet e secilit grup, u prezantuan dhe u diskutuan bashkarisht nga të gjithë të pranishmit që ndodheshin në këtë aktivitet.
Workshopi u mbyll nga Z. Kasier i cili falenderoi përfaqësuesit e DPM-së dhe pjesëmarrësit në këtë takim, duke shprehur besimin se në vazhdim institucionet e infrastrukturës në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Agjensinë Albinvest(Agjensia për promovimin e SME dhe të eksporteve), do ta konsiderojnë këtë workshop vetëm si hapin e parë të një rruge të gjatë bashkëpunimi midis tyre, në fushën e matjeve.
|