Njoftime
Takim i Drejtorit te Pergjithshem te DPM, z. Leonard BEQIRI me Zv.Kryeministrin Z.Ilir META
|
|
|
Në datën 18 Tetor 2010, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë zhvilloi
një takim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe
Energjetikës, z. Ilir Meta dhe Rektorin e Universitetit Politeknik...
Në datën 18 Tetor 2010, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Ilir Meta dhe Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Jorgaq Kaçani. Në fjalën e hapjes, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Ilir Meta theksoi mbështetjen e tij në realizimin me sukses të projekteve dhe investimeve madhore që Qeveria Shqiptare po i jep zhvillimit te metrologjisë: “Këto investime do të rrisin cilesinë dhe numrin e sherbimeve metrologjike të ofruara në vendin tonë, duke rritur njëkohësisht interesin e sipërmarrësve që kërkojne të zhvillojnë dhe forcojnë sistemin e cilësisë nëpërmjet garantimit të saktësisë së matjeve dhe mjeteve matëse”. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës konsideroi një prioritet të jashtëzakonshëm të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorit, problemet e matjes në tregti, në shërbime dhe në siguri teknike, ashtu si dhe eleminimi i mangësive të deritanishme. Drejtori i Pergjithshëm i DPM, z. Leonard Beqiri foli mbi misionin e Drejtorisë të Përgjithshme të Metrologjisë: “Misioni i Drejtorisë se Pergjithshme të Metrologjisë është mbrojtja e konsumatorëve nëpërmjet kontrollit të instrumenteve matës të perdorur në transaksionet tregtare dhe ofrimi i sherbimit të kalibrimit biznesit, për të qënë konkurues në tregun e brendshëm dhe të jashtëm”. Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e metrologjisë duhet të ketë profilin e plotë të institucionit që mbron interesat e konsumatorit nga abuzimet me shërbimet dhe produktet jo-konforme. Sipas Z. Beqiri, në nivel kombëtar DPM do të punojë për ngritjen dhe funksionimin e një sistemi efektiv, i cili do të sigurojë dhe ofrojë sherbime me cilësi të lartë, duke synuar ne njohjen ndërkombëtare të tyre, pa neglizhuar perafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit vendas me atë të BE, si dhe kualifikimin e stafit teknik. Nga ana e tij, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, z. Jorgaq Kaçani shprehu angazhimin e tij që bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë të vazhdojë edhe në të ardhmen, për kualifikimin e stafit të DPM, si dhe për projekte të përbashkëta në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, etj. |