Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjisë, për të rritur rolin e saj në mbrojte të konsumatorëve, në zbatim të Ligjit nr. 9875 datë 14.02.2008 “Për Metrologjinë”, në mënyre permanente, ushtron kontrolle të vazhdueshme pranë subjekteve prodhuese dhe tregtare, në plotesimin e parametrave metrologjike për mallrat dhe sherbimet që ata kryejnë.
Në kuadër të riorganizimit të punës të DPM, prej 15 Tetorit 2010 janë kryer kontrolle intensive në treg dhe prane subjekteve prodhuese, rezultatet e të cilave do të pasqyrohen në një konference për shtyp te Drejtorit të Përgjithshëm Z. Leonard BEQIRI ditën e Premte, datë 12 Nentor 2010, ora 12.00.
Konferenca zhvillohet pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë: Rruga Sami Frashëri nr.33 Tiranë.
Ftojme të gjithë përfaqësuesit e Medias vizive dhe të shkruar, si dhe shoqatat për mbrojten e konsumatorëve dhe qytetarëve të jenë te pranishëm për të pasqyruar në publikun e gjerë këto rezultate.
Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin Tuaj.
|