Home arrow Njoftime arrow FTESE KONFERENCE

MENU

DOKUMENTA STRATEGJIKE

dokumenta_strategjike6.gif

RAPORTI VJETOR 2009

raporti-vjetor-dpm-2009.jpg

KOMBËTARË

logo-mete2-s.jpg logo-da2-s.jpg logo-dp2-s.jpg

NDËRKOMBËTARË

logo-euramet3-s.jpg
logo-welmec3-s.jpg
logo-imeko3-s.jpg logo-oiml3-s.jpg
FTESE KONFERENCE Printoni E-mail

ftese-konference.jpg Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kanë nderin t’Ju ftojnë në “Konferencën e Hapjes” të Projektit te Binjakëzimit të BE-së “Forcimi i infrastruktures metrologjike dhe arritja e njohjes ndërkombëtare”.

Konferenca e hapjes do të zhvillohet më 1 Prill 2011 pranë Tirana International Hotel, në orën 10.00, me praninë e nderuar të Z. Nasip Naço, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Z. Luigi Brusa, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit te Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ky projekt, me përfitues Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë (DPM), financiohet nga Bashkimi Europian në vlerën 1 milion Euro.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është minimizimi i barrierave teknike në tregti dhe lehtësimi i integrimit të Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare, nëpërmjet rritjes së cilesisë të produkteve shqiptare, dhe si rrjedhojë rritjen e kapaciteteve eksportuese.

Projekti do të përforcojë shërbimet metrologjike kombëtare dhe do të asistojë Qeverinë Shqiptare në arritjen e standardeve Europiane në fushën e metrologjisë, si kërkohet dhe në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Gjithashtu, do të mbështeten burimet njerëzore dhe zhvillimi i kapaciteteve të DPM-së për fushat e reja dhe ekzistuese të metrologjisë.

Ky projekt implementohet nga konsorciumi i përbërë nga Instituti Gjerman i Metrologjisë PTB, Instituti Federal Gjerman i Testimit dhe Kërkimit të Materialeve BAM, Zyra Federale Austriake e Metrologjisë dhe Survejimit BEV dhe Instituti Çek i Metrologjisë CMI.

Për informacion kontaktoni:

Pergjegjëse e Sektorit Juridik, Integrimit dhe Komunikimit
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Rr. Sami Frasheri 33
Tel/Fax : + 355 (04) 222 8244
www.dpmk.gov.al

 
AlbanianEnglish
certifikate-akreditimi3-s.jpg

Foto Galeri

photo-gallery-icon.jpg
poster-2012-s.jpg