Home arrow Drejtoria

MENU

DOKUMENTA STRATEGJIKE

dokumenta_strategjike6.gif

RAPORTI VJETOR 2009

raporti-vjetor-dpm-2009.jpg

KOMBËTARË

logo-mete2-s.jpg logo-da2-s.jpg logo-dp2-s.jpg

NDËRKOMBËTARË

logo-euramet3-s.jpg
logo-welmec3-s.jpg
logo-imeko3-s.jpg logo-oiml3-s.jpg
Institucioni dhe Politikat Printoni E-mail
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë është person juridik, publik, i specializuar për metrologjinë, me qendër në Tiranë dhe e organizuar në qendra rajonale, në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë.
Juridiksioni i ushtrimit të veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë është i gjithë territori i Republikës së Shqipërisë, ndërsa për qendrat rajonale territori përcaktohet nga ministri përgjegjës për ekonominë, me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme te Metrologjisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili emërohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit përgjegjës për ekonominë.
Rekrutimi i nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë bëhet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
Organizimi dhe funksionimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
DPM eshte e organizuar dhe funksionon sipas Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 1576, date 17.10.2008 «Per menyren e organizimit dhe te funksionimit te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjiset» dhe Urdherit te Kryeministrit, nr.112 date 06.08.2008 “Per miratimin e struktures dhe organikes se Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise”.

DPM punon per zhvillimin e tre drejtimeve te metrologjise ne vendin tone: metrologjise shkencore, industriale dhe metrologjise ligjore.
  • “Metrologji shkencore” është ajo pjesë e metrologjisë, e cila merret me realizimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e etaloneve kombëtare të matjeve.
  • “Metrologji industriale” është pjesë e metrologjisë, me të cilën realizohet krahasimi i rezultateve të matjes.
  • “Metrologji ligjore” është pjesë e metrologjisë, e cila rregullohet me ligj dhe dispozita të tjera, për sigurimin e saktësisë dhe të besueshmërisë në rezultatet e matjes në fushat ku aplikohen instrumente matëse ligjërisht të kontrolluara.

Objektivat:


Angazhimet e marra nga Shqiperia:
Neni 75 i MSA:

“Shqipëria do të marrë masat e nevojshme për t’iu përshtatur gradualisht rregulloreve teknike të Komunitetit dhe procedurave europiane metrologjisë, .. Për këtë arsye, Palët do të fillojnë në një fazë më të hershme i) promovimin e përdorimit të rregulloreve teknike të Komisionit, standarteve europiane dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit ii) promovimin e asistancës për zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë: standartizimi, metrologjia, akreditimi dhe vlerësimi i konfromitetit; iii) promovimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në punimet e organizatave që promovojnë .., metrologjinë dhe funksione të ngjashme (p.sh. WELMEC, EUROMET etj).

Progress raporti i KE 2007

Ne Raport Progresin e vitit 2007 KE veren se eshte bere progres ne fushen e metrologjise, duke permendur faktin qe nje ligj i ri per metrologjine ngre nje sistem te decentralizuar dhe derregullon disa aktivitete metrologjike si kalibrimi. Ne kete pike Komsioni veren se pergatitjet ne kete fushe jane ne nje faze te hereshme.

Prioritetet e Patneritetit Evropian 2008 – Prioritete afatmesme
Të sigurohen kapacitetet administrative për zbatimin e kërkesave të MSA-së dhe MP-së në këtë fushë. Të përmirësohet funksionimi i strukturave përgjegjëse për metrologjinë dhe kalibrimin, duke marrë parasysh praktikat më të mirë të KE-së.
Te behet progres ne transpozimin e direktivave te perqasjes se re dhe globale dhe te perqasjes se vjeter.
Objektivat e DPM per vitin 2009 jane:
  • Përmirësimi i paketës ligjore në fushën e metrologjisë për përafrimin me legjislacionin Evropian.
  • Implementimi i strategjise se zhvillimit kombetar te metrologjise
  • Rritja e kapaciteteve manaxhuese e profes. të administratës
  • Zbatimi i ligjshmerise dhe lufta kundër shkeljeve ne metrologjine ligjore.
  • Rritja e kapaciteteve teknike dhe përmirësimi i kushteve të punës ne DPM.
  • Permiresimi i treguesve teknik dhe financiar
  • Bashkepunimi me strukturat evropiane dhe nderkombetare te metrologjise.

II - Institucioni dhe politikat

Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise eshte pjese e infrastruktures se cilesise dhe eshte i vetmi institucion qe pergjigjet per metrologjine.
DPM eshte ne varesi te Ministrit te Ekonomise dhe zhvillon aktivitetin e saj ne mbeshtetje te ligjit Nr. 9875 date 14.02.2008 “Per metrologjine” si dhe te akteve nenligjore ne zbatim te tij.

Neni 6, Ligji Nr. 9875, date 14.02.2008 “Per metrologjine”
Sistemi kombëtar i metrologjisë
Sistemi kombëtar i metrologjisë përbëhet nga:
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë;
  1. laboratorët e etaloneve kombëtare;
  2. laboratorët e kalibrimit;
  3. laboratorët e testimit;
  4. organizmat certifikues, që merren me certifikimin e materialeve referuese në fushën e metrologjisë;
  5. personat juridikë dhe fizikë të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për të kryer detyra të metrologjisë ligjore, sipas dispozitave të këtij ligji.

Neni 8, Ligji Nr. 9875, date 14.02.2008 “Per metrologjine”
Detyrat dhe të drejtat e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka këto detyra e të drejta për metrologjinë:

  1. Propozon strategjinë e zhvillimit të metrologjisë dhe, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, ndjek zbatimin e saj nëpërmjet ministrit përgjegjës për ekonominë.
  2. Studion dhe propozon përmirësime të legjislacionit për metrologjinë, të cilat iaparaqet ministrit përgjegjës për ekonominë.
  3. Bashkërendon punën me organizmat e tjerë të sistemit kombëtar të metrologjisë dhe mbështet zhvillimin e këtij sistemi kombëtar.
  4. I propozon ministrisë përgjegjëse për ekonominë deklarimin e mbajtësve tëetaloneve kombëtare të matjeve.
  5. Mban dhe ruan disa nga etalonet kombëtare të njësive të matjes në laboratorët e saj.
  6. Monitoron mënyrën e mbajtjes, të ruajtjes dhe të përdorimit për të gjithaetalonet kombëtare të matjeve.
  7. Monitoron përdorimin e fondeve shtetërore, për financimin e etaloneve kombëtare të matjeve në institucionet e tjera publike dhe private.
  8. Certifikon materialet referuese.
  9. Kryen kontrollin ligjor të instrumenteve matëse.
  10. Kryen kontrollin sasior të produkteve të parapaketuara dhe të shisheve, si enë matëse.
  11. Përcakton procedurën e mbajtjes së regjistrit të prodhuesve dhe të importuesve të parapaketimeve dhe shisheve, enë matëse.
  12. Autorizon persona juridikë për verifikimin e mjeteve matëse, ekspertizënmetrologjike, si dhe persona fizikë apo juridikë për riparimin e instrumenteve matëse.
  13. Realizon inspektimin metrologjik.
  14. Kryen mbikëqyrjen e tregut të instrumenteve matëse, të prodhuara në vend dhe/ose të importuara, në zbatim të dispozitave ligjore në fuqi.
  15. Sanksionon rregullat dhe mënyrën për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të saj dhe ofron kualifikime për çështje të metrologjisë për specialistët e tjerë të subjekteve private dhe publike.
  16. Bashkëpunon me institucionet e tjera, veçanërisht me ato të infrastrukturës kombëtare të cilësisë dhe institucionet e mbrojtjes së konsumatorit.
  17. Shërben si referencë kombëtare për sistemin kombëtar të akreditimit të laboratorëve të kalibrimit, për aftësitë dhe etalonet e matjeve.
  18. Përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë të metrologjisë.
  19. Bashkëpunon me organizmat kombëtarë të metrologjisë të vendeve të tjera për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë në veprimtarinë e fushës përkatëse, rajonale apo ndërkombëtare, ose për të arritur marrëveshje dypalëshe.
  20. Ofron këshillime për problemet që kanë lidhje me legjislacionin për metrologjinë.
  21. Kryen verifikimin periodik të lojërave të fatit.

Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise ka nje bashkepunimin konstat me institucionet e tjera partnere, te huaja dhe te vendit, si Univesiteti Politeknik Tirane, Universiteti i Tiranes, Drejtoria Akreditimit, shoqatat e konsumatoreve, instituti Austriak, Çek dhe i Malit te Zi te metrologjise etj, duke nenshkruar dhe implementuar marreveshje bashkepunimi, duke marre pjese ne projekte te perbashketa, duke shkembyer eksperienca dhe materiale teknike. DPM bashkepunon me ministrite perkatese ne kuader te implementimit te direktivave evropiane te cilat trajtojne edhe probleme te metrologjise, merr pjese ne grupet e punes dhe raporton periodikisht mbi aktivitetin e kryer
 
AlbanianEnglish
certifikate-akreditimi3-s.jpg

Foto Galeri

photo-gallery-icon.jpg
wmd_2011_en_0_a1_print-s.png