| MENAXHIMI I CILËSISË NË DPM |
|
|
|
ZHVILLIMI I SISTEMIT TE CILESISË NE DPM, PREZANTIMI I SAJ NË KOMITETIN TEKNIK PËR CILËSINË NË EURAMET DHE ANTARËSIMI ME TË DREJTA TË PLOTA NË EURAMET. Ka dy arsye kryesore për zhvillimin e sistemit të cilësisë në DPM. E para, që të ketë një sistem menaxhimi bashkëkohor brënda DPM, si çfarëdo organizatë tjetër moderne, dhe e dyta është demostrimi i kompetencës të DPM, për të përballuar sfida me të cilat përballohet çdo institucion metrologjie. DPM ka dy shtylla kryesore teknike mbështetëse, këto janë sistemi i akreditimit në Shqipëri (DA) dhe sistemi ndërkombëtar metrologjik, me një theks special për rajonin e Europës (EURAMET). Lidhjet me këto dy shtylla kryesore teknike luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e sistemit të cilësisë në DPM. Përshtatshmëria e sistemit të cilësisë të një instituti metrologjie mund të demostrohet me akreditim sipas ISO 17025, ose çertifikim sipas ISO 9001, ose me vetë-deklarim, duke përdorur sistemin e rishikimit të detajuar. Në çdo rast gjëndja ekzistuese e sistemit të cilësisë duhet të prezantohet në Komitetin Teknik të Cilësisë në EURAMET, me qëllim përmbushjen e kërkesave ndërkombëtare. Këto kërkesa së bashku me kërkesat e DA, janë përmbledhur më poshtë bashkë me marëdhëniet e DPM me organizata të ndryshme që i bëjnë këto kërkesa shumë thelbësore dhe të rëndësishme. Ndërmarëdhëniet me Akreditimin. Të dyja, metrologjia dhe akreditimi kanë nevojë për njëra-tjetrën. Vetëm koordinimi dhe ndarja e punës e këtyre dy sistemeve të rëndësishme krijojnë vlera të shtuara. Nevojat e DA. Transmetueshmëria për laboratorët e kalibrimit dhe testimit. Për çdo laborator kalibrimi apo testimi, kushti më thelbësor për akreditim është transmetushmëria e duhur ndaj SI. Kjo arrihet nëpërmjet institutit të metrologjisë dhe etaloneve referuese të matjeve. Duke marrë transmetueshmërinë nga institutet e metrologjisë të vendeve të tjera, ështe shumë e kostueshme dhe ka konsumim të madh kohe, duke mos përmendur dhe problemet me transportin dhe formalitetet me doganat. Veç kësaj, ekspertiza e institutit të metrologjisë nevojitet për të ndihmuar disa laboratorë për të vlerësuar pasigurinë e matjes. Vlerësuesit teknikë për laboratorët e kalibrimit. Gjatë akreditimit të laboratorëve të matjes, veçanërisht në fushat e kalibrimit, vlerësuesit teknik që nevojiten sigurohen nga instituti i metrologjisë. Organizimi i ndërkrahasimeve dhe skemave të PT. Përpara akreditimit të laboratorëve duhet të kryhet një ndërkrahasim apo PT. Zakonisht institutet e metrologjisë organizojnë një ndërkrahasim apo skemë PT. Nevojat e DPM Akreditimi i laboratorëve të saj nga teknikë ekspertë ndërkombëtarë me qëllim demostrimin e kompetencës. Rruga më e mirë dhe më e lehtë për të demostruar kompetencën e laboratorëve të DPM, është të akreditohen sipas standardit ISO 17025. Kjo nuk është e detyrueshme dhe ka shumë institute metrologjie që kanë zgjedhur të mos e bëjnë këtë. Megjithatë, për institute metrologjie të vogla apo rishtas të zhvilluara si psh DPM, është një mënyrë e shkurtër dhe relativisht e lehtë për të testuar kompetencën. Sidoqoftë një problem thelbësor është zgjedhja e ekspertit të huaj për pjesën teknike të vlerësimit. Reputacioni i ekspertëve të huaj në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm për besueshmërinë e akreditimit. Mënyra më e preferuar është të përdoret akreditimi lokal (në rastin tonë DA), me ekspertë të huaj që vijnë nga institute kombëtare të metrologjisë të vendeve të huaja që kanë kapacitete të konsiderueshme më të mëdha se DPM. Kërkesat e EURAMET dhe CIPM MRA.
Pjesëmarrja në aktivitetet e EURAMET. Natyrisht, të bëhesh anëtarë nuk është e mjaftueshme pranimi nga ky komunitet. Pjesmarrja në fazën e parë dhe më pas një pjesëmarrje aktive është thelbësore. Sidoqoftë këto kërkojnë burime në terma të stafit teknik me aftësi të gjuhës angleze dhe gjithashtu fonde për aktivitete të ndryshme. Eshtë nje ide e mirë gjithashtu të organizosh aktivitete lidhur me EURAMET në Tiranë, dhe të ftosh personat kyç të EURAMET në aktivitete të ndryshme të DPM. Transmetueshmëria e duhur. Një kusht thelbësor për çdo institut metrologjie është transmetueshmëria e duhur ndaj SI, për të gjithë infrastrukturën e tij të matjeve. Kjo është shumë e rëndësishme dhe një shembull i keq mund të shkatërrojë reputacionin e institutit të metrologjisë. Natyrsisht kjo kërkon një sasi të madhe fondesh. Transmetueshmëria ruhet nga kalibrimi direkt i paisjeve që mbahen për kalibrim ose nga krahasimet për paisjet e një niveli shumë të lartë. Prezantimi i suksesshëm në Komitetin Teknik të Cilësisë. Një aspekt shumë i rëndësishëm i lidhjeve me EURAMET, është prezantimi i sistemit të cilësisë të DPM në takimin e Komitetit Teknik për cilësinë, si për anën dokumentare dhe prezantimin audio-vizual. Rezultatet e suksesshme të ndërkrahasimeve dhe të skemave të testimit të aftësive (PT). Demonstrimi i aftësive teknike të një instituti metrologjie, bëhet nëpërmjet pjesmarrjes në ndërkrahsime laboratorike ose skeme të PT. Sigurisht rezultatet e këqia në këto matje nuk të ndihmojnë. Pra është thelbësore që laboratoret e DPM të jenë të gatshme të marrin pjesë në këto ndërkrahasime apo skema. Deklarimi i AMK (Aftësitë Matëse dhe Kalibruese) potenciale për tu rishikuar në EURAMET. Një aspekt tjetër kryesor lidhur me marrëdhëniet me EURAMET, ka të bëjë me kërkesat e AMK që bëhen për CIPM MRA KCDB (Key Comparison Data Base). Të gjitha kërkesat bëhen nëpërmjet organizatave rajonale. Kështu për DPM është EURAMET, dhe DPM duhet të përgatisë kërkesat e AMK për rishikim nga komitetet teknike të EURAMET. Sidoqoftë kjo varet gjithashtu dhe nga pjesëmarrja në ndërkrahasime laboratorike dhe nga prezantimi në KT Cilësisë. Kërkesat CIPM MRA. Pjesmarrja në krahasime Për CIPM MRA, janë dy kushte për të pranuar deklarimet e AMK. I pari është pjesmarrja e sukseshme në ndërkrahasime laboratorike. Këto mund të jenë krahasime rajonale të organizuara nga EURAMET ose krahasime globale të organizuara nga Komitetet Konsultative të Konventës së Metrit. Miratimi i Sistemit të Cilësisë nga EURAMET. Për çdo kërkesë AMK për tu pranuar në CIPM MRA KCDB, këto matje duhet të mbulohen nga sistemi i cilësisë të institutit metrologjik. Nëse ky është rasti apo jo, raportohet nga organizatat rajonale të metrologjisë. Kështu për DPM, EURAMET raporton duke përdorur informacionin nga KT i Cilësisë të EURAMET, për mbulimin e sistemit të cilësisë të institutit. Elementet kryesorë të prezantimit në KT Cilësisë. Si shihet më lart, prezantimi në KT-Cilësisë dhe pranimi i sistemit të cilësisë të DPM nga KT Cilësisë, është jo vetëm i rëndësishëm por dhe thelbësor, për pranimin e DPM dhe sistemit të saj të matjeve nga sistemi ndërkombëtar. Në përgjithësi janë dy pjesë në dokumentacionin dhe prezantimin në KT të Cilësisë. I pari është informacioni i përgjithshëm për institutin e metrologjisë, kapacitetet e tij, matjet e kryera, shërbimet e ofruara, informacion rreth ndërtesës, stafit, konsumatorëve etj. Si shtesë janë statistikat kryesore për vlerësimin e institutit. Pjesa e dytë është informacioni i detajuar lidhur me sistemin e cilësisë të implementuar në laboratorë dhe në të gjithë institutin. Nëse ka patur ndonjë akreditim do të jepet informacion i detajuar për akreditimin. Në se jo, do të jepet informacion i detajuar për rishikimin e detajuar apo ndonjë tjetër. Informacione për ankesat e konsumatorëve, vlerësimeve të brëndshme, gjetjet, mekanizmat e rishikimit dhe korrektimeve të bëra, duhet të prezantohen. Më shumë informacione mund të gjënden në faqen e internetit të KT të Cilësisë të EURAMET dhe në dokumentacionet e takimeve të mëparshme të KT të Cilësisë dhe prezantimeve të instituteve të tjera. Një grup kryesor i përbërë nga drejtori apo përgjegjësi i metrologjisë shkencore dhe menaxheri i cilësisë, përgatisin dokumentacionin për KT të Cilësisë së bashku me inputet e marra nga të tjerët dhe këta dy përfaqesues bëjnë prezantimin. Personat pjesëmarrës duhet të zotërojnë gjuhën angleze dhe të përgjigjen të gjitha pyetjeve pa hezitim dhe me besim të plotë. Veprimet e rekomanduara për prezantimin në KT të Cilësisë në EURAMET. DPM ka afërsisht dy vjet kohë që të përgatisë dhe të bëjë prezantimin në KT e Cilësisë. Dokumentet duhen dërguar në avancë. Kjo nuk është një detyre e lehtë, veçanërisht me një numër të vogël statistikash në dispozicion. Shumë nga aktivitetet metrologjike që mund të prezantohen, kanë filluar kohët e fundit ose sapo janë duke filluar. Më poshtë janë rekomandimet për përgatitjen e dokumentacionit dhe prezantimit në KT të Cilësisë të EURAMET.
Metrologjia shkencore dhe industriale. ISO 17025 Metrologjia Ligjore. OIML D 30. Guidë për aplikimin e ISO/IEC 17025, për vlerësimin e Laboratoreve Testues të involvuar në metrologjinë ligjore. OIML D 14. Trainimi dhe kualifikimi i personelit të metrologjisë ligjore. Testimi i produkteve (instrumentet matëse) ISO Guide 65. Kërkesat e Përgjithshme për trupat që operojnë në sistemet e çertifikimit të produkteve. Inspektimi Metrologjik. ISO/IEC 17020:1998, Kërkesat e Përgjithshme në operimin e trupave të ndryshëm që kryejnë Inspektim - Transferim dijesh. ISO/IEC 17024:2003, Kërkesat e Përgjithshme për trupat që operojnë në çertifikimin e personave, si dhe përputhje me KMS (knowledge management system) sistemet e menaxhimit të dijeve. Eshtë tashmë e parashikuar që manuali i Cilësisë (në perspektivë) të DPM të jetë në dy nivele. Dokumenti kryesor, Manuali i Cilësisë A (MC-A) Manuali i Cilësisë në DPM do të jetë në dy nivele. Dokumenti kryesor, Manuali i Cilësisë A(MC-A) do të jetë në nivel institucional dhe do të mbulojë të tërë institutin dhe do të përgatitet në bazë të ISO 17025, meqenëse ai mbulon gjithashtu dhe ISO 9001. Ai siguron lidhjet me manualet individuale të cilësisë për detaje dhe përputhje me standarde të ndryshme që përdoren në njësi të ndryshme të DPM. MC-A do të deklarojë listën e matjeve, listën e paisjeve, listën dhe detaje të proçedurave të matjes, buxhetin e pasigurisë, rrugët e transmetueshmërisë, do përshkruhen në manualet e cilësisë të laboratorëve individualë (MC-Lx), dhe çdo manual laboratori MC-L do të përmbajë informacionet kryesore sipas ISO 17025. Supozohet që testimi i produkteve do të organizohet nga metrologjia ligjore dhe do të implementohet nga metrologjia shkencore dhe industriale dhe Qëndrat Rajonale. Në të ardhmen supozohet që trainimet do të organizohen nga Metrologjia Industriale dhe do te implementohen nga Metrologjia Shkencore. Supozohet që Qëndrat Rajonale do të involvohen në verifikim për situatën e tanishme dhe në të ardhmen dhe në testim dhe kalibrim. Më poshtë është lista e manualeve të cilësisë në DPM.
|
||||||||||||||||