METROLOGJIA LIGJORE ka te beje me saktesine e matjeve atehere kur ato kane ndikim ne trasparencen e transaksioneve ekonomike , mbrojtjen e shendetit dhe sigurise .
Ne perberje te Drejtorise se Pergjitheshme te Metrologjise (DPM), Drejtoria e Metrologjise Ligjore (DML) eshte struktura pergjegjese per metrologjine ligjore.
Misioni: Te mbroje qytetaret nga matjet e pasakta nepermjet kontrollit metrologjik ligjor te instrumenteve mates.
Organizimi: DML ka ne perberje te strukturave te saj kater inspektore te specializuar ne fushat kryesore dhe kater sektore te sherbimeve rajonale (Qendra Rajonale) ku kryejne sherbimet e metrologjise ligjore 48 metrologe.
Shperndarja rajonale e sektoreve te sherbimeve (Qendrave Rajonale) eshte si vijon:
- Sektori i sherbimeve nr.1 (Qendra Rajonale Tirane), i cili ushtron aktivitetin e tij ne qarqet Tirane, Durres dhe Elbasan.
- Sektori i sherbimeve nr. 3(Qendra Rajonale Veriore), i cili ushtron aktivitetin e tij ne qarqet Shkoder, Lezhe, Kukes dhe Diber.
- Sektori i sherbimit nr. 2 (Qendra Rajonale e Fierit), i cili ushtron aktivitetin e tij ne qarqet Fier, Berat, Vlore dhe Sarande + Delvine.
-
Sektori i sherbimit nr. 4 (Qendra Rajonale Korce), i cili ushtron aktivitetin e tij ne qarqet Korce dhe Gjirokaster.
Godina e QR Fier
Aktivitetet kryesore te DML :
- Zhvillon dhe implementon Strategjine e Zhvillimit te Metrologjise Ligjore
- Zhvillon legjislacionin per metrologjine
- Implementon aktet ligjore , nenligjore dhe rregulloret teknike
- Organizon dhe kryen kontrollin metrologjik ligjor te instrumentave mates ligjerisht te kontrolluar
- Bashkepunon me organizatat nderkombetare boterore OIML dhe europiane WELMEC
- Siguron asistence teknike nga institucione homologe europiane dhe te rajonit
- Zhvillon aktivitete bashkepunimi me organe te tjera publike ose jo publike me qellim rritjen e shkalles se mbrojtjes se konsumatorit nga rastet abuzive ne fushen e metrologjise
- Zhvillon aktivitete ndergjegjsimi ne terren per sherbimet qe kryen DML duke mare kontakt direkt me konsumatorin
- Informon publikun per aktivitetet dhe sherbimet e saj nepermjet materialeve propagandistike, mediave vizive dhe organeve te tjera te shtypit
(kontrolli i distributoreve te karburantit)
Sherbimet metrologjike qe ofron DML-ja
-
Miratim tipi i instrumentave matese ligjerisht te kontrolluara (perpara hedhjes ne treg dhe venies ne perdorim te tyre)
-
Njohje miratim tipi e instrumenteve mates ligjerisht te kontrolluara qe importohen ( perpara hedhjes ne treg dhe venies ne perdorim te tyre)
-
Verifikim fillestar dhe periodik te instrumentave matese
-
Kontroll te subjekteve qe prodhojne, ambalazhojne ose importojne produkte te parapaketuara. Kontrolli perfshin parapaketime me diapazon nga 20 g deri 6 kg, per lloje te ndryshme produktesh te ngurte dhe te lenget.
Verifikim dhe kalibrim gramaresh
Instrumentet mates ligjerisht te kontrolluara (qe i nenshtrohen kontrollit metrologjik ligjor) jane te gjitha instrumentat matese qe percaktohen ne piken 1, germat a, b dhe c te nenit 8, ligji Nr. 9875, date 14.02.2008 “Per Metrologjine”.
Eshte pergjegjesi e perdoruesit te instrumentit mates qe te kryeje kontrollin metrologjik ligjor prane strukturave te DML ne afatet e caktuara (neni 20, pika 3 dhe neni 21, pika c e ligjit Nr 9875, date 14.02.2008 “Per Metrologjine” )
Instrumentet mates ligjerisht te kontrolluara me te perdoreshem ne vendin tone jane:
-
Peshore te llojeve dhe kapaciteteve te ndryshme
-
Gramare te llojeve dhe kapaciteteve te ndryshme klasa M1, M2, M3
-
Peshore automobilistike
-
Masa vellimore te llojeve dhe permasave te ndryshme vellimore
-
Autobote (cisterna rrugore)
-
Distributore te karburanteve
-
Distributore te LPG
-
Kalimatsa te shitjes se karburanteve
-
Taksimetra
-
Manometra te paisjeve te fryrjes se gomave te automjeteve, etj
Procedurat e sherbimeve metrologjike
-
Miratimi i tipit (dhe verifikimi fillestar) i instrumenteve mates ligjerisht te kontrolluara. Per te vertetuar perputhjen e parametrave te instrumentit mates te prodhuar me kerkesat teknike–metrologjike ligjore kryhet procedura e miratimit te tipit. Eshte detyrim ligjor per prodhuesin (ose perfaqesuesin ligjor te tij) qe perpara hedhjes ne treg te ketij insrumenti te kryeje miratimin e tipit te instrumenti mates prane strukturave te DPM
-
Njohje e miratimit te tipit per instrumentat matese ligjerisht te kontrolluara qe importohen, eshte procedura per te vertetuar qe tipi i importuar eshte ne perputhje me kerkesat teknike-metrologjike ligjore. Eshte detyre ligjore e importuesit qe te kryeje njohjen e miratimit te tipit te instrumentit mates se importuar perpara hedhjes ne treg te ketij instrumenti.
-
Verifikime te instrumenteve mates. Verifikim periodik i nje instrumenti mates ligjerisht te kontrolluar nenkupton konfirmimin qe nepermjet ekzaminimit dhe evidentimit kerkesat teknike metrologjike ligjore jane plotesuar. Eshte detyre ligjore e perdoruesit te instrmentit mates qe te perdore instrumente mates te tipit te miratuar dhe te verifikoje periodikisht prane strukturave te DML instrumentin mates qe ai ka ne perdorim.
Verifikimi per heren e pare: Subjektit perdorues i instrumentit mates ben kerkesen duke plotesuar deklaraten tip te DPM, behet regjistrimi i instrumentit mates, me pas behet verifikimi i instrumentit mates dhe subjektit i leshohet libreza e instrumentit mates pasi ka paguar dhe tarifen perkatese (ne perputhje me Udhezimin e Ministrise se Financave). Instrumenti mates qe pas verifikimit rezulton i rregullt, i vendoset shenja perkatese e DPM.
Verifikim periodik: Ne afatin e caktuar subjekti duhet te paraqitet prane sektoreve te sherbimeve rajonale (Qendrave Rajonale) ose zyrave te DPM-se ne rrethe per te kryer verifikimin e detyrueshem periodik te instrumentit mates qe ai ka ne perdorim. Pasi kryhet kontrolli i mjetit mates dhe ai ploteson kerkesat metrologjike ligjore, behen shenimet perkatese ne libreze, paguhet nga subjekti tarifa perkatese dhe vendoset shenja (kokarta) perkatese e verifikimit periodik nga DPM. Per mjete matese qe nuk mund te transportohen ose subjekte qe ushtrojne akivitetin e tyre ne vende rurale te largeta sherbimi i verifikimet mund te kryhet (me kerkese te subjektit) ne vendin e perdorimit te mjetit mates.
-
Dhenie Vertetimi dhe Certifikate per percaktim kapaciteti rezervuari per carburante: (Kerkesat dhe detyrimet e subjektit jepen ne dokumentacionin bashkangjitur)
-
Verifikim autoboti (kalibrim) dhenie pasaporte autoboti. Procedura e aplikimit e njejte si per instrumentet mates dokumenti shoqerues i mjetit, qe deshmon plotesimin e kerkesave metrologjike, eshte pasaporta e autobotit e vlefshme per 2 vjet nga data e leshimit te tij.
-
Dhenie autorizimi per sherbime nen fushen e metrologjise ligjore dhe per riparimin e instrumenteve matese. Aktet nenligjore per te bere te mundur zbatimin e procedurave, dhenies se autorizimeve, jane ende ne proces miratimi.
Afatet e verifikimit te detyrueshem periodik. Aktualisht percaktohen nga Drejtori i Pergjithshem i DPM ne Urdherin Nr. 179, date 18.09.2003 “Per caktimin e afateve te detyrueshme per verifikimin periodik te mjeteve matese”.
Tarifat e sherbimeve metrologjike qe kryen DPM ne fushen e Metrologjise ligjore jepen ne Udhezimin e Ministrise te Financave.
Pagesa mund te behet me leke ne dore, me mandate arketim, me urdher xhirim ne numrin e llogarise bankare te Qendres Rajonale ose zyres ku kryhet sherbimi kundrejt fatures perkatese.
Afatet e detyrueshme per kryerjen e sherbimit nga ana e DPM jane si vijon:
Per mjetet mates te permasave te vogla qe mund te sillen prane laboratoreve te Qendrave Rajonale dhe zyrave te DPM ne rrethe, brenda 1 dite pune nga koha e marrjes ne dorrezim nga punojesi i DPM dhe detyrimisht pas pageses prej subjektit te tarifes se sherbimit te kryer.
Per mjetet matese specifike dhe permasa relativisht te medha si: peshore automobilistike, autobote, kontalitra karburantesh, presa per kontrollin e materialeve te cilat behen dhe me kerkese te subjektit perdorues, brenda 8 dite pune nga marrja e kerkeses.
Per kryerjen e sherbimit me kerkese te subjektit jashte rradhe koha pergjysmohet, por rritet tarifa e sherbimit ne vlerat te dhena ne Udhezimin perkates.
Ankimimi
Ankimimi ndaj sherbimeve te kryera nga DML behet prane Drejtorit te Pergjithshem te DPM i cili brenda afatit kohor prej 15 ditesh ben shqyrtimin e tij.
|