Home arrow Struktura arrow Sektori i Auditit

MENU

DOKUMENTA STRATEGJIKE

dokumenta_strategjike6.gif

RAPORTI VJETOR 2009

raporti-vjetor-dpm-2009.jpg

KOMBËTARË

logo-mete2-s.jpg logo-da2-s.jpg logo-dp2-s.jpg

NDËRKOMBËTARË

logo-euramet3-s.jpg
logo-welmec3-s.jpg
logo-imeko3-s.jpg logo-oiml3-s.jpg
Audit i Brendshem Printoni E-mail
Sektori i auditit ne DPM e mbeshtet veprimtarine e tij ne zbatim te Ligjit nr.9720, date 23.04.2007, “Per auditin e brendshem ne sektorin publik”, VKM nr. 345, date 1.06.2004, “Per miratimin e manualit te procedurave te auditimit te brendshem, te Kodit Etik per auditet e brendshem, dhe te Kartes se Auditimit te brendshem publik”, si dhe VKM nr. 806, date 6.12.2006 “Metodika e auditimit financiar”.

Detyrat:
  1. Organizon dhe kryen kontrollin në objektin e varësisë të drejpërdrejtë dhe ato të caktuara me ligj,
  2. Përcakton metodika të veçanta për kontrollin e subjekteve vartëse dhe ato të linjës.
  3. Përgjithson problemet e dala në kontrollet e ushtruara duke i paraqitur çdo muaj raport Drejtorit të Përgjithshëm te DPM dhe një herë në tre muaj Departamentit të Kontrollit Financiar në Ministrinë e Financave sipas afateve të përcaktuara nga kjo e fundit.
  4. Ushtron kontroll financiar në përputhje me kërkesat e standartet e kontrollit dhe sipas përgjegjësive të përcaktuara në vendimin përkatës,
  5. Përdor lirisht dhe pa kufizim të gjitha të dhënat ekonomike, financiare teknike dhe të drejtimit të subjektit që kontrollohet duke marrë përsipër ruajtjen e të dhënave me karakter sekret..Kontrollon dhe vlerëson saktësitë dhe plotësitë e të dhënave.
  6. Tërheq për nevojat e kontrollit kopje të dokumenteve ose origjinalin e tyre kundrejt vërtetimit të lëshuar.
  7. Hyn dhe verifikon në vend në magazina ose subjekt pa asnjë kufizim, vlerson dhe kontrollon kudo ku ka vlera materiale e monetare.
  8. Vlerson dhe kontrollon përdorimin me frytshmëri të burimeve financiare.
  9. Propozon Drejtorit te Pergjithshem per ndalimin e perkoheshem te veprimeve që bien ndesh me ligjet e shtetit ose cënojne interesat ekonomike të tij deri në shqyrtimin përfundimtar të organeve përkatëse që i kanë në përgjegjësi,
  10. Në bashkëpunim me strukturat e tjera te DPM përcakton detyra e zgjidhje për rregullimin e gjendjes dhe ndreqjen e parregullsive.
  11. I propozon Drejtorit te Pergjithshem masa me karakter administrativ e disiplinor dhe zhdëmtimin nga punonjësit e kontrolluar.
  12. Për realizimin e detyrave pergjigjet para Drejtorit te Pergjithshem.
 
AlbanianEnglish
certifikate-akreditimi3-s.jpg

Foto Galeri

photo-gallery-icon.jpg
wmd_2011_en_0_a1_print-s.png