|
PROGRES RAPORTI 2009 PËR SHQIPËRINË |
|
|
|
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjise vlerëson Progres Raportin 2009 të Komisionit Evropian për Shqipërinë, sipas të cilit:
4.1. Tregu i brendshëm, 4.1.1. Lëvizja e lirë e mallrave,
“Progres i mirë është arritur në fushën e metrologjisë"...
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjise vlerëson Progres Raportin 2009 të Komisionit Evropian për Shqipërinë, sipas të cilit:
4.1. Tregu i brendshëm, 4.1.1. Lëvizja e lirë e mallrave
“Progres i mirë është arritur në fushën e metrologjisë".
U miratuan rregullore të reja teknike në lidhje me kërkesat e instrumenteve matëse. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) hartoi një program për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe vazhdoi trajnimin e stafit.
Në nëntor 2008, DPM u bë anëtare e grupit të fokusit të Shoqatës Evropiane të Instituteve Kombëtare të Metrologjisë (EURAMET) që merret me zhvillimin e infrastrukturave kombëtare.
Në maj 2009, Shqipëria u bë anëtare e WELMEC, organizatës për bashkëpunim evropian në metrologjinë ligjore.
Dy laboratorë kalibrimi u akredituan sipas EN ISO/IEC 17025 nga trupa akredituese shqiptare. DPM po punon me zbatimin e planit të investimeve për fushat e reja të matjeve, përfshi godinat dhe pajisjet, si pjesë e Strategjisë Kombëtare për Metrologjinë 2008-2012”.
Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjisë, në zbatim të pikës V.1 të programit të Qeverisë së Integrimit Evropian, konsideron prioritet përmbushjen e detyrimeve të nenit 75 të MSA, duke u përgjigjur në menyrë të përgjegjshme dhe të plotë ndaj angazhimeve të marra në këtë marrëveshje.
|