|
PËR DHËNIE AUTORIZIMI PËR SHËRBIMIN METROLOGJIK SUBJEKTIT SPYRIDES ALBANIA |
|
|
Në mbështetje të Ligjit nr.9875, datë 14.02.2008 “Për metrologjinë”, Neni 40, si dhe Urdhërit të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nr. 194, datë 09.03.2009 “Për miratimin e rregullores për autorizimin e personave juridik për kryerjen e veprimtarive në metrologjinë ligjore dhe për autorizimin e personave juridik e fizik për kryerjen e shërbimit të riparimit të instrumenteve matëse”, Drejtori i Përgjithshëm i DPM-së, Znj. Angjelina Kola, pasi shqyrtoi kërkesën e Spyrides Albania Sh.P.K, si dhe dokumentat tekniko kualifikuese të firmës së më sipërme, ka marrë Vendimin nr.27, datë 24.11.2009 për dhënie të “Autorizimit të riparimit, verifikimit dhe vulosjes së instrumenteve matës ligjerisht të kontrolluara”.
Në bazë të këtij Autorizimi, subjekti Spyrides-Albania Sh.P.K ka të drejtë “të riparojë, verifikojë dhe të vulosë përkohësisht për një muaj, shpërndarësat e hidrokarbureve” të modeleve Bennett-Spyrides, Wayne Dresser, Nuovo Pignone, Gilbarco, Saltzcoten, Scheidt@Bachmann, Shlumberger, Tokheim, Mepsan, Schelm, përjashtuar modelet që tregtojnë gaz të lëngët të naftës.
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë njeh veprimin dhe shënjen e vendosur nga ky subjekt në pikat e shpërndarësve të hidrokarbureve.
Metrologu i autorizuar kryen verifikimin periodik të shpërndarësave dhe pas konstatimit të gjëndjes së rregullt vendos shënjat e bllokimit për mosndërhyrje në vendet e caktuara, si dhe shënjën dalluese të verifikimit.
Subjekti i autorizuar ka të drejtë që për riparimin e shpërndarësit, të heqë shënjën e bllokimit në vendin e difektuar dhe në përfundim të riparimit e verifikimit të vendosë shënjen e tij të bllokimit.
Subjekti dokumenton veprimet e kryera si në pikën e hidrokarbureve me pakicë, ashtu edhe në zyrën e tij. Efekti i kesaj shënje shtrihet në një periudhë 1mujore.
Në përfundim të riparimit subjekti njofton drejtuesin e Qëndrës Rajonale të Drejtorisë të Përgjithshme të Metrologjisë i cili, nga ana e tij, organizon riverifikimin e shpërndaresit kundrejt tarifës së caktuar.
Me dhënien e këtij autorizimi rregulli i zbatuar deri në këtë moment për riparimin e instrumenteve të mesipërm shfuqizohet.
|