|
Njoftim mbi Kontrollin në shpërndarësat e GNL |
|
|
Prej fillimit të vitit 2009, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka zgjeruar veprimtarine e kontrollit ligjor me perfshirjen në këtë kontroll të shpërndarësave të GNL për automjetet.
Kjo veprimtari është shtrire në Qarkun e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Beratit e Vlorës dhe po vazhdon me sukses kontrolli edhe në Qarqet Lezhë, Korçë e Shkodër.
Përfundimi i kontrollit edhe në këto qarqe do të vazhdojë krahas përfshirjes në këtë kontroll edhe të qarqeve të tjera si Gjirokastër, Dibër e Kukës.
Parashikohet që deri në fund të këtij viti, të gjithë shpërndarësit që tregtojnë GNL për automjete, ti jenë nënshtruar kontrollit ligjor.
Gjatë kontrolleve të realizuara, janë gjetur shpërndarësa që japin GNL jashtë tolerancave të lejuara, si në sasi më të vogël apo dhe në sasi më të madhe.
Pas kontrollit është vendosur shënja e kryerjes së procedurës dhe DPM ka bërë të mundur që të evitohen shmangiet jasht kufirit të lejuar, pra ±1% të sasisë së levruar. Ky është një gabim i pranuar dhe i përcaktuar nga organizmat e metrologjisë ligjore ndërkombetare dhe i sanksionuar në VKM nr.1351, datë 3.10.2008 “Për miratimin e rregullores për kërkesat, teknike dhe metrologjike, për instrumentet matëse, ligjerisht të kontrolluara” .
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka realizuar për periudhen janar-nentor 2009, 261 kontrolle të shperndarësa të GNL-së.
|