|
SEMINAR NE FUSHEN E PARAPAKETIMEVE |
|
|
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë DPM, organizon aktivitete promovuese dhe ndergjegjesuese, me qellim njehsimin e procedurave dhe rregullave teknike të vlerësimit të matjeve, eliminimin e barrierave teknike për lëvizjen e lirë të mallrave, si dhe rritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve shqiptarë.
Ne kete kuader, ne daten 03.12.2009, sipas njoftimit te bere per subjektet prodhues per parapaketimet, Drejtoria e Inspektimit Metrologjik realizoi nje seminar per njohjen dhe informimin e prodhuesve te produkteve te parapaketuara, per detyrimet ligjore dhe rregullat per parapaketimet, prane ambienteve te Universitetit Politeknik te Tiranes, Fakulteti i Inxhinierise Mekanike.
Njoftimit ju pergjigjen 15 perfaqesues te ketyre subjekteve, te cilet morren pjese aktive ne kete seminar, i cili ishte konceptuar si nje tryeze e rrumbullaket diskutimesh ndermjet DPM-se dhe sektorit privat qe operon ne fushen e parapaketimeve.
Gjate seminarit, inspektori metrolog z. Zef Filipi prezantoi materialin per “Parapaketimet” dhe “Bazat Ligjore per parapaketimet dhe shishet ene matese”, nenet 35–39 te ligjit nr.9875 date 14.02.2008 “Per Metrologjine”.
Gjate prezantimit te materialeve pati diskutime te ndryshme te cilat konsiderohen nje baze e mire per te krijuar nje raport konstruktiv ndermjet DPM-se dhe sektorit privat, si dhe nje njohje me te mire te legjislacionit ne kete fushe nga ana e tyre.
|