| DREJTORIA E METROLOGJISE SHKENCORE DHE INDUSTRIALE(DMSHI) |
|
|
|
Misioni: siguron gjurmueshmerine e matjeve te vendit tone ne ato to nivelit nderkombetar nepermjet nje sistemi etalonesh, matjeje kombetar dhe reference, si dhe jep mbeshtetje teknike per matjen e madhesive fizike e kimike te ndryshme brenda territorit te Republikes se Shqiperise. Harmonizimi me praktikat nderkombetare dhe vleresimi korrekt i gabimit te matjeve, jane parakushte per funksionimin e suksesshem te nje shteti dhe per bashkepunimin nderkombetar te tij ne te gjithe fushat e cilesise teknike (perfshire sherbimet, tregtine, industrine, bujqesine, trafikun, telekomunikacionin, shkencen, aktivitetin tatimor, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e shendetit te qytetarit, sigurine e ushqimit, sportin, jurisprudencen, policine, etj). Asnje shtet nuk mund te funksionoje si duhet pa nje infrastrukture kombetare te mire te metrologjise ose nje sistem kombetar metrologjie, i cili te jete ne gjendje te realizoje matje te harmonizuara nderkombtarisht me sistemin nderkombetar te njesive te matjeve “SI”, kjo si per sektorin privat dhe ate publik. Sigurimi i transmetueshmerise se matjeve ne vend nepermjet nje sistemi standardesh kombetar dhe te referuar do te realizohet:
Drejtoria e Metrologjise Shkencore dhe Industriale ruan, miremban dhe siguron gjurmueshmerine e etaloneve kombetare te matjeve te fushave: Mase: Peshore komperator, peshore analitike, seri gramaresh te klases se saktesise E2, seri gramaresh 1 -10 kg , klasa F1 Temperature: Termometera standard me rezistence platini (SPRT’s) , dhe termometra pune me rezistence platini (PRT) Laboratori i temperatures ofron sherbime kalibrimi me krahasim ne diapazonin -50 deri ne 600 0C te:
Volum; Ene volumore metalike 20 dhe 50 L, me gabim 0.02 (standard referues) dhe ene volumore 2000 L standard pune, me gabim 0.05, aparat per matje densiteti te lengjeve, peshore analitike, etj. Laboratori i volumeve ofron sherbime kalibrimi te:
Elektricitet; Elemente normal te ngopur Rezistenca standard, kalibrator universal, amplifikator, Laboratori i matjeve elektrike ofron sherbime kalibrimi per:
Gjatesi- matje dimensionale: Kalibra xhonson klasa 0 , meter shirit, Force: Dhenes ngarkese ne shtypje deri 2000 kN Presion: Kalibrim i manometra me lëngje me shkallë matjeje nga 0-700 bar dhe i manometrave me vaj me shkallë matjeje nga 0-600bar . Verifikim i manometrave të presionit te ajrit pranë subjekteve me fushë matje 0-40 bar. |