| DREJTORIA E INSPEKTIMIT METROLOGJIK |
|
|
|
Rezultatet e Drejtorisë se Inspektimit Metrologjik për vitin 2009. Gjate vitit 2009, Drejtoria e Inspektimit Metrologjik ka realizuar:
Për këtë u procedua me: a) informimin, sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e subjekteve te bukës me detyrimin qe buron nga ligji; b) kryerjen e inspektimeve për te garantuar vendosjen e instrumenteve matëse dhe sigurimin e verifikimit te tyre. Procesi ka ecur me ritme te larta. Deri tani janë vendosur peshore ne mbi 50 % te subjekteve prodhues dhe tregtues te bukës. Trajnime: Ne muajin mars një grup punonjësish te DIM morën pjese ne një vizite pune ne Institutin Slloven te Metrologjisë ku u trajtuan temat:
Eshtë zhvilluar trajnimi i inspektoreve metrologe dhe metrologeve te autorizuar me tematika: a. Informim mbi Ligjin "Për Metrologjinë" Nr.9875 dt.14.2.2008 nenet 35 deri 39 si dhe 60 dhe 64 për masat administrative b. Informim për VKM nr.1352 dt.3.10.2008 "Për miratimin e rregullores për parapaketimet" c. Informim për testin referues te kontrollit statistikor qe bëjnë inspektoret gjate kontrollit ne linjat e prodhimit ose ne magazina. Procedura: Është përgatitur procedura e “Matjes se densitetit me plungjer“ me nr.PP003/2008. Ne muajin tetor është realizuar trajnimi i inspektoreve metrologe për kontrollin e produkteve te parapaketuara, ne këto tema: a- Matja e densitetit ne ambientet e prodhuesit apo importuesit gjate kontrollit statistikor te parapaketimeve; b- Matja e densitetit me piknometër metalik dhe protokoll matja; c- Matja e densitetit me vete enën e produktit si piknometër ne dy mënyra. Trajnimi është bazuar ne procedurën e “matjes se densitetit “ me nr. PP 002/2008. |